Please enter at least 3 characters.

Pas barazimit të rekordit të Casillas, Ramos: Objektivi im, të arrij 200 paraqitje me Spanjën

2019/09/IkerCasillasspain-1.jpg
254:"GIJON, SPAIN - SEPTEMBER 08: Sergio Ramos of Spain looks on during the UEFA Euro 2020 qualifier match between Spain and Faroe Islands at Estadio Municipal El Molinon on September 08, 2019 in Gijon, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)
12:"Getty Images

Sergio Ramos planifikon një tjetër objektiv të madh me përfaqësueses e Spanjës. Në ndeshjen kundër Ishujve Faroe, kapiteni i Real Madridit e barazoi rekordin e Iker Casillasit (me 167 paraqitje).

Porse objektivi i tij është shumë më i madh. Pasi e arrit rekordin e ish-bashkëlojtarit të tij, 33-vjeçari dëshiron të regjistrojë 200 ndeshje me kombëtaren.

"Rekordet janë për t'u thyer. Shpresoj që ky moment, entuziazëm dhe ambicie të më shoqërojë vazhdimisht dhe të arrij 200 ndeshje, që është edhe objektivi. Duhet ta bëni të vështirë', ka deklaruar ai.

Sergio Ramos (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Natyrisht që Casillas e ka uruara Ramosin të dielën përmes një postimi në Twitter dhe kjo e ka gëzuar qendërmbrojtësin.

"Jam i prekur nga lëvdatat e Ikerit. Akoma më mbetet ta kaloj (numrin e tij) dhe shpresoj të luaj për këtë vend edhe për shumë vite", ka thënë Ramos. /Telegrafi/