Partizani i bënë ofertë Mevlan Zekës
Është vet futbollisti nga Gjakova, ai i cili e konfirmon lajmin për Gazetaoll.com. “Më kanë telefonuar zyrtarët e Partizanit dhe kanë shprehur dëshirën që të jem pjesë e tyre, sepse më kanë përcjellë gjatë gjithë sezonit me Feronikelin”, deklaroi Zeka.
“Tani do të bisedoj me kryesinë e Feronikelit, sepse kam kontratë deri më 15 qershor. Kryesia e klubit dhe trajneri meritojnë shumë respekt për punën profesionale. E ardhmja ime do të definohet gjatë këtyre ditëve”, shtoi Mevlan Zeka.
Partizani ditë më parë nënshkroi edhe me mesfushorin e Feronikelit, Qemail Elshanin dhe si mesfushorin e Dritën, Ylber Ramadanin. Te ky ekip po testohen edhe Festim Krasniqi e Daut Kuqi, të cilët mund t’i bashkohen Mentor Mazrekajt, Labinot Ibrahimit dhe Astrit Fazliut, që tash e disa vite janë pjesë e Partizanit. Të gjithë këta nga Kosova.


