Paris Saint-Germain nuk merr më shumë se një pikë në udhëtim ndaj Lille
Paris Saint-Germain ka luajtur baras me rezultat 1-1, në udhëtim ndaj Lille në kuadër të javës së 16-të në elitën e futbollit francez.
Vendasit patën fillimisht dy raste të mira shënimi përmes Edon Zhegrovës, i cili nuk arriti ta gjejë dot rrugën e rrjetës.
Mysafirët gjithashtu patën rastet e tyre me Dembelen dhe Vitinhan por pa arritur që të shënojnë.
Goli i vetëm në këtë takim dhe ai i fitores për PSG-në erdhi në minutën e 66-të, ku autor i golit ishte Kylian Mbappe që realizoi nga pika e bardhë për 1-0.
Teksa dukej se ndeshja do përfundonte me fitoren e PSG-së, në skenë doli Jonathan David që shënoi në minutën e 94-të, për të barazuar shifrat në 1-1.
Pas 16 ndeshjeve të zhvilluara, PSG vazhdon si lider në tabelë me 37 pikë të grumbulluara, pesë më shumë se vendi i dytë Nice, që ka 32 sosh.
Kampionati francez vazhdon në mesjavë, ku të besuarit e Luis Enriques do të kenë përballë ekipin e Metz./Telegrafi/


