Please enter at least 3 characters.

​Parashikimi i motit për nesër, mundësi për reshje shiu

2020/11/Moti-me-shi-shiu-ne-prishtine-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me kushte për riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius.

Dita e shtunë parashihet me mot të vranët dhe intervale me diell. Temperaturat minimale parashihen të jenë të ngjashme por maksimalet për 1-2 gradë më të larta.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.