Please enter at least 3 characters.

Parakualifikohen gjashtë kompani për Këshilltar

2016/01/f.0113162012197_m.jpg

Ky vlerësim, sipas kërkesave ligjore, është bërë nga një komision profesional i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Thirrjes për shprehjen e interesit për para-kualifikim, të shpallur me 29 nëntor 2011nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, i janë përgjigjur 12 kompani ndërkombëtare. Kompanitë të cilat plotësisht i kanë përmbushur kushtet për para kualifikim janë: “DLA Piper UK LLP, Mbretëria e Bashkuar (në konzorcium me Deloitte Albania SHPK dhe Tashko Pustina – Attorneys SHPK)
Ernst & Young, PoloniI, NG Bank NV, Mbretëria e Bashkuar (në konzorcium me K&L Gates LLP), Lazard Freres S.A.S, Francë (në konzorcium me Raiffeisen Investment AG)
PwC, Poloni, Zagrebacka Banka - UniCredit Group, Kroaci (në konzorcium me Schoner Rechtsnawalte, Baker Tilly Makedonija dhe Analysis Mason)”, ka njoftuar MTI-ja.

Pas afateve të përcaktuara për ankesa, kompanitë e kualifikuara do të thirren për pjesëmarrje në tender.

Numri i madh i kompanive që janë kualifikuar për këtë proces dhe profili ndërkombëtar i tyre janë garanci për konkurrencë të lartë dhe sukses në përzgjedhjen e këshilltarit të transaksionit për këtë proces të rëndësishëm.

Komisioni Qeveritar i Privatizimit, më këtë rast falënderon të gjitha kompanitë që kanë aplikuar. /Telegrafi/