Parada e çiklistëve lakuriq
14/03/2011
Me këtë aksion ata dëshirojnë të promovojnë ngasjen e biçikletave si mënyrë e transportit që ndihmon në ruajtjen e shëndetit dhe ambientit.
Organizata “Cicloaxion” e cila organizon këtë garë, porositë që të gjithë pjesëmarrësit të jenë nudo pasi me trupat e tyre dëshirojnë të dëshmojnë se si trupi i njeriut është i brishtë në krahasim me makinat komplekse, siç janë automobilat dhe automjetet tjera.
“Ciklonudistët” organizohen që gjashtë vite rresht, ndërsa rregulla e vetme është që të jenë krejtësisht lakuriq, me mbathje të brendshme ose me trup të ngjyrosur derisa ngasin biçikletën. /Telegrafi/


