Papunësi rekord tek të rinjtë italian
Vështirësitë e të papunëve dhe veçanërisht të të rinjve, janë një çështje delikate para zgjedhjeve dhe Monti, që drejton një koalicion të qendrës akuzohet nga kundërshtarët e majtë dhe të djathtë se po dëmton ekonominë me përpjekjet e tij për të mëkëmbur financat publike.
Në një proces përzgjedhjeje në Romë, në fund të dhjetorit, qindra-mijëra vetë shpresonin të merrnin pjesë në një provim për 11 mijë vende pune në kopshte fëmijësh në rajonin e Lazios.
Duke pritur në radhë, shumë vetë thanë se pothuajse i kishin humbur shpresat për punë. “Nuk kam absolutisht aspak besim tek vendi im. Nuk ka asnjë rrugëdalje. Ose duhet të ikësh, ose nëse rri këtu, je i dënuar. Nuk ka alternativa, edhe nëse do të bësh diçka për vete, nuk ke mundësi. Është një vend për të moshuarit. Duhet të ikim dhe t’ia lëmë vendin pensionistëve”, thotë Rosaria Resciniti.
Papunësia e të rinjve në Itali është sa trefishi i përqindjes kombëtare dhe kompanitë zakonisht u ofrojnë të rinjve vetëm kontrata të përkohshme me sigurime shoqërore të kufizuara, çka do të thotë që shumë prej tyre jetojnë me prindërit ose ikin jashtë vendit. /Telegrafi/


