Please enter at least 3 characters.

Papa Françesku: Trafikimi me njerëz, krim i turpshëm

2018/07/pope_francis.jpeg
151:"Pope Francis leads his general audience in St. Peter's Square at the Vatican Oct. 21. (CNS photo/Paul Haring) See POPE-AUDIENCE-FIDELITY Oct. 21, 2015.
15:"CNS/Paul Haring

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku i bëri thirrje mbarë botës t'i kundërvihet "krimit të turpshëm" të trafikimit me qenie njerëzore.

Në adresimin e tij të rregullt para mijëra besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku, tha se trafikimi me njerëz shpesh lidhet me kontrabandimin e emigrantëve.

Ai dënoi ashpër kontrabandimin me fëmijë dhe të rritur, të cilët përfundojnë si skllevër me punë të detyruar, në industrinë seksuale dhe trafikimit me organe njerëzore.

"Kombet e Bashkuara të hënën do t'ia kushtojnë inkurajimit të luftës kundët trafikimit. Trafikantët, madje shfrytëzojnë edhe rrugën e emigrantëve për abuzimin e viktimave", ka thënë Papa Françesku.

Ai ia tërhoqi vëmendjen opinionit se viktimat e kontrabandimit me njerëz ndodhen në të gjitha mjediset, përfshirë edhe Romën ku ndodhet Selia e Shenjtë. Kështu ai paralajmëroi për problemin gjithnjë e një rritje të prostitucionit në Romë. /Telegrafi/