Please enter at least 3 characters.

Pandemia e COVID-19 pritet t'i shkurtoj 1.25 miliard vende pune në botë

2020/04/us-unemployment-rate-rises-coronavirus.jpg
482:"Visitors to the Department of Labor are turned away at the door by personnel due to closures over coronavirus concerns, Wednesday, March 18, 2020, in New York. Applications for jobless benefits are surging in some states as coronavirus concerns shake the U.S. economy. The sharp increase comes as governments have ordered millions of workers, students and shoppers to stay home as a precaution against spreading the virus that causes the COVID-19 disease. (AP Photo/John Minchillo)
2:"AP

Me pandeminë e Coronavirusit, tregu i punës është duke u përballur me krizën më të rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore, ku 1.25 miliard punëtorë rrezikojnë të largohen nga puna.

Kështu thuhet në studimin e ri të Organizatës Ndërkombëtare e Punës (ILO), mbi monitorimin e vendeve të punës, përcjell Telegrafi.

Sipas raportit, ILO vlerëson se pandemia e COVID-19 pritet të zhdukë 6.7 për qind të orëve të punës në botë vetëm gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020, apo 195 milionë vende pune me kohë të plotë.

"Në nivel botëror, këto humbje shkatërruese, për sa i përket orëve të punës dhe vendeve të punës, përbën krizën më serioze botërore që nga Lufta e Dytë Botërore", paralajmëron ILO.

Këto humbje të mëdha për sa i përket vendeve të punës pritet veçanërisht në vendet me të ardhura mesatare të larta apo 100 milionë vende pune, një situatë që po shkon shumë më larg efekteve të krizës financiare të 2008-2009.

Vendet arabe dhe Evropa pritet të preken fuqishëm, për sa i përket popullsisë së tyre, por në shifra absolute është rajoni Azi-Paqësor që pritet të vuajë më së shumti, në këtë periudhë të vitit.

"Shkurtime të mëdha të punës janë parashikuar në shtetet arabe apo 8.1 për qind, ekuivalent me 5 milionë punëtorë me kohë të plotë, Evropa me 7.8 për qind ose 12 milionë punëtorë me kohë të plotë dhe Azi dhe Paqësori me 7.2 për qind apo 125 milionë punëtorë me kohë të plotë", përfundon raporti. /Telegrafi/