Pamje të reja nga stërvitjet e Deontay Wilderit – amerikani shfaq goditje të frikshme në seancën intensive
11/05/2021
Deontay Wilder ka publikuar disa pamje nga stërvitjet e tij, aty ku amerikani shihet duker realizuar një seancë intensive.
Ish-kampioni i WBC-së për peshat e rënda ishte mposhtur nga Tyson Fury në fillim të vitit të kaluar, duke humbur kështu rripin.
Por, Bronze Bomber po planifikon që të rikthehet sërish në majat e boksit, edhe pse nuk do të ketë trilogji mes tij dhe Gypsy King.
Nga videoja e publikuar, Wilder godet fuqishëm në pjesën mbrojtëse të trajnerit të tij, e që natyrisht se ai mezi arrin t’i përballojë ato.
I djersitur i tëri dhe me disa gjuajtje të shpejta, amerikani tregon se është në formë dhe mezi pret të rikthehet. /Telegrafi/


