Pamje nga takimi i Thaçit me sekretarin amerikan Pompeo (Video)
26/11/2018
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Qëllimi i kësaj vizite është koordinimi me amerikanët për hapat e fundit para arritjes së marrëveshjes finale në mes Kosovës dhe Serbisë.
Thaçi pasditen e sotme është pritur nga sekretari i Shtetit, Mike Pompeo. Pamjet e nga takimi i Thaçit me Pompeon, janë publikuar nga llogaria zyrtare e Departamentit të Shtetit në Twitter.
"Këtë pasdite, sekretari Pompeo priti Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Departamentin e Shtetit", ka qenë mbishkrimi i videos së publikuar.
Thaç pritet të zhvillojë takime edhe me këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit Trump dhe kongresmen e senatorë të shumtë. /Telegrafi/


