Palestina, Netanyahu ndryshon mendje (Video)
20/03/2015
Ai tha se është dakord me zgjidhjen e dy shteteve, por tha se rrethanat duhet të ndryshojnë.
Netanyahu kishte deklaruar mjaft qartë se ishte kundër krijimit të një shteti palestinez.
Kjo pikëpamje mesa duket ka ndryshuar, por arsyet janë të paqarta.
“Unë nuk dua zgjidhje me një shtet, unë dua zgjidhje paqësore për dy shtete, por rrethanat duhet të ndryshojnë. Unë nuk kam ndryshuar qëndrimin tim për një shtet palestinez të çmilitarizuar që njeh shtetin izraelit, por ka ndryshuar realiteti”, tha Netanyahu. /Top Channel/


