Please enter at least 3 characters.

Pacolli: FSK së shpejti do të bëhet ushtri

2018/04/pacolli-1.jpg

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka paralajmëruar se Ushtria e Kosovës do të formohet së shpejti.

Pacolli, një postim  në Facebook, e ka  shoqëruar edhe me një fotografi, ku prapa tij shihen dy pjesëtarë të FSK-së.

“Nuk janë të shumtë që flasin për ta, por ata e meritojnë të gjithë respektin. Po flas për anëtarët e FSK-së mbrapa meje, të cilët edhe së shpejti do të jenë ushtri!”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/