Please enter at least 3 characters.

P. Diddy nuk e dëshiron klubin Crystal Palace

2016/01/f.0616182835579_m.jpg

Reperi i famshëm fiton rreth 30 milionë dollarë në vit me kompanitë e tij të modës, parfumeve, vodkës dhe restorantin, mirëpo ai dëshiron ta zgjerojë edhe më shumë biznesin tij, ashtu që planifikon të blejë një ekip futbolli, që e konsideron si investim të mirë.

Diddy, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, i ka thënë BBC-së se së fundmi kishte refuzuar mundësinë për ta blerë klubin Crystal Palace, pasi që mendon se nuk është momenti i duhur për ta blerë skuadrën që gjendet në vështirësi të mëdha, por ai pret rastin e tij për të blerë një klub fitimtar. /Telegrafi/