Ozzy kthehet në studio
17/03/2009
Ish-vokalisti i grupit “Black Sabbath” do të ribashkohet me kitaristin Zakk Wylde për të punuar në disa këngë të incizuara dhe disa këngë të reja, për albumin të cilit ende nuk i është vënë emri.
“Tashmë kemi filluar të punojmë në të. Në prill do të hyjmë në studio me Ozzyn dhe duhet të realizojmë edhe disa këngë të reja”, ka thënë Wylde për faqen MetalHammer.co.uk.


