Please enter at least 3 characters.

Osmani uron Pashkët: Uroj t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit

2022/04/vjosa-konference.jpg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve.

Në urimin e presidentes thuhet se festa e Pashkëve ngërthen në vete tolerancën, respektin, zemërgjerësinë dhe dashurinë.

“Uroj t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, ta mbajmë edhe më afër e ta duam edhe më shumë njëri-tjetrin, për të mirën e përbashkët”, thuhet në urimin e Osmanit.

Mesazhi i plotë i urimit nga presidentja Osmani:Sot besimtarët e krishterë kremtojnë festën e Pashkëve, e cila ngërthen në vete tolerancën, respektin, zemërgjerësinë dhe dashurinë. Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira, ndaj në secilën familje mbretëroftë gëzimi!Uroj t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, ta mbajmë edhe më afër e ta duam edhe më shumë njëri-tjetrin, për të mirën e përbashkët.Në këtë përcaktim ne kemi një prijatare e një model: Nënë-Terezën, e cila përjetësoi dashurinë për njerëzit, duke u kujdesur për më të varfrit.Për shumë mote, gëzuar Pashkët!/Telegrafi/