Please enter at least 3 characters.

Osmani kujton 23-vjetorin e vrasjes së 6 qytetarëve në tregun e Mitrovicës: Ky sulm shpërfaqi barbarinë e regjimit gjenocidal serb

2021/11/Pranim-dorzimi-i-detyres-se-presidences-Vjosa-Osmani-Glauk-Konjufca-foto-Ridvan-Slivova-9-e1637963016236.jpg

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar 23-vjetorin e sulmit me minahedhës në Tregun e Mitrovicës, ku vdiqën gjashtë qytetarë dhe u plagosur 128 të tjerë.

Osmani tha se ky sulm shpërfaqë barbarinë e regjimit gjenocidal serb.

“Në këtë përvjetor, nderojmë kujtimin për të vrarët dhe riafirmojmë nevojën për drejtësi. Respekti më i madh ndaj atyre që u vranë dhe atyre që jetojnë më traumat nga ky akt është vendosja e drejtësisë”.

“I përjetshëm qoftë kujtimi për të vrarët në Tregun e Mitrovicës”, u shpreh Osmani.