Osmani: Ata që luajnë me djersën e futbollistëve nuk janë njerëz
01/11/2014
Një ndër figurat kryesore për sukseset e mëdha të klubit vushtrrias në edicionin e kaluar, Labinot Osmani, është tejet i mllefosur pas daljes në shesh të vjedhjeve masive te Llamkos Kosova.
Sulmuesi Labinot Osmani i quan të tmerrshme keqpërdorimet financiare që janë bërë në klub. Duke mos i precizuar akuzimet, ai thotë që ata që keqpërdoruan nuk janë njerëz.
“Është e tmerrshme se si kanë luajtur me djersën e futbollistëve ata që i kanë keqpërdorur mjetet financiare. Tash e tetë muaj nuk kemi marrë paga. Kjo është katastrofë. Nuk e di çfarë të them më shumë. Ata që i kanë bërë këto keqpërdorime, nuk janë njerëz”, deklaroi Osmani për gazetën Arena. /Telegrafi/


