Please enter at least 3 characters.

Organizon aheng familjar në Gjakovë, arresohet një person

2020/06/Ilustrim-Policia-e-Kosoves-PK-Policia-e-trafikut-rrugor-foto-Ridvan-Slivova-8-780x439-1.jpg

Një person është arrestuar pasi duke mos respektuar vendimin e lëshuar nga qeveria ka organizuar aheng familjar me 27 persona.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 20:36 në rrugën “Gjergj Fishta”, në Gjakovë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duka mos respektuar vendimin e lëshuar nga qeveria,  ka organizuar-mbajtur aheng familjar me  27 persona të pranishëm. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/