Please enter at least 3 characters.

OKB: Izraeli keqtrajton fëmijët palestinezë

2016/01/f.0306132639859_m.jpg

Kështu thuhet në një raport të publikuar të mërkurën nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët(UNICEF).

Në raportin e UNICEF-it thuhet se një mesatare prej 700 palestinezëve të moshës 12-17 vjeç, kryesisht djem, janë arrestuar nga forcat e sigurisë izraelite çdo vit në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Shumica e fëmijëve janë arrestuar për hedhjen me gurë ndaj forcat izraelite, transmeton “Evropa e Lirë”.

UNICEF thotë se ka identifikuar shembuj të praktikave që të “trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues”, që janë të dënueshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Në raport thuhet se keqtrajtimi i fëmijëve palestinezë fillon me arrestimin e tyre dhe vazhdon gjatë gjithë rrugës përmes ndjekjes dhe dënimit. /Telegrafi/