ODIHR: Qeveria, shirita elektoralë (Video)
07/06/2013
Ky raport që në fillim ndalet në problematikën që lidhet me organin më të lartë zgjedhor në Shqipëri, KQZ-në, për të cilën thuhet se aktualisht është duke funksionuar me 4 anëtarë, gjë që pengon aftësitë për të administruar procesin siç e kërkon ligji, raporton Top Channel.
Raporti vëren se fushata zgjedhore në përgjithësi është e qetë, por thekson se vëzhguesit e OSBE-ODIHR kanë vërejtur se disa aktivitete të qeverisë janë përdorur për qëllime elektorale. /Telegrafi/


