Please enter at least 3 characters.

OBRM-Popullore mbështet propozimin për një njësi zgjedhore

2016/01/vmro-popullore-mungon-transparenca-e-qeveris-euml_hd.jpg

Partia OBRM-Popullore mbështet ndryshimet në Kodin Zgjedhor me anë të së cilës Maqedonia do të bëhet një njësi zgjedhore me prag minimal ose pa prag fare, deklarojnë nga partia.

"OBRM-Popullore gëzohet për faktin se propozimi për një njësi zgjedhore merr mbështetje edhe nga partitë të cila jo larg 2011 kur për herë të parë treguam për nevojën e ndryshimit Kodit Zgjedhor, nuk mblodhën forcat për të mbështetur propozimin tonë edhe pse ato ishin pjesë e koalicionit tonë. OBRM-Popullore edhe pas tetë vjetëve qëndron në qëndrimin se me këto ndryshime do të betonohej pluralizmi, gjegjësisht gjerësisht do të hapej procesi demokratik i barabartë për të gjithë partitë politike", thonë nga partia./Telegrafi/