Please enter at least 3 characters.

OBRM-PDUKM: PSP nuk ishte problem në bisedimet me BDI-në

2016/10/OBRM-PDUKM.jpg

Partia e Nikolla Gruevskit, OBRM-PDUKM edhe një herë ka dalë me njoftim zyrtarë rreth bisedimeve të dështuara me BDI-në për qeverinë e re të Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

''Prokuroria Speciale Publike nuk ka qenë problem për OBRM-PDUKM-në në bisedimet me BDI-në për qeverinë e re. Për ne ishte problem gjuha shqipe zyrtare në të gjithë shtetin. Gjatë gjithë kohës BDI ka biseduar për gjuhën shqipe zyrtare në të gjithë territorin e Maqedonisë. Këtu kanë qenë dallimet tona si dy parti fituese të zgjedhjeve.'' thonë nga Organizata e Brendshme Revolucionare e Maqedonisë-Partia Demokratike e Unitetit Kombëtar Maqedonas. /Telegrafi/