OBRM-PDUKM: Krimineli i falur Zaev e di se nëse nuk ka kriza ai nuk ka çka të ofroj
25/08/2016
Afrohen zgjedhjet dhe rriten konfliktet në distancë mes partive maqedonase OBRM-PDUKM dhe LSDM lidhur me politikat ditore, transmeton Telegrafi Maqedoni.
OBRM-PDUKM me një deklaratë ka sulmuar kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev.
''Kriza në Maqedoni erdhi si pasojë politikave jo-konstruktive të Zoran Zaev dhe partisë së tij LSDM duke bërë pengesa në zbatimin e reformave të kërkuara për të futur shtetin në BE dhe NATO. LSDM ka penguar edhe zgjedhjen e anëtarit të pestë të komisionit ad-hoc për media. LSDM i ka kërcënuar gazetarët dhe tani kërkon media dhe liri shtypi.'' thuhet në mes tjerash në reagimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/


