Please enter at least 3 characters.

Numri i viktimave nga coronavirusi në SHBA arrin në 181 mijë

2020/08/coronatest-1.jpg
582:"BERLIN, GERMANY - AUGUST 07: Doctor Wiebke Bergner places a throat swab sample into a tube held by a colleague from a man seeking a test for possible Covid-19 infection during the novel coronavirus pandemic on August 07, 2020 in Berlin, Germany. Coronavirus infection rates are climbing again in Germany, from an average of 400 new cases per day about two weeks ago to over 1,100 yesterday, according to the Robert Koch Institute, Authorities sees Germans returning from vacation abroad as a likely strong contributor to the uptick in infections. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)
12:"Getty Images

SHBA-ja raportoi 46 mijë raste të reja nga coronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 5.9 milionë, bazuar në të dhënat zyrtare të Universitetit John Hopkins.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vendi konfirmoi të premten 976 viktima nga sëmundja e COVID-19, sakaq numri i përgjithshëm i të vdekurve u rrit në 181 mijë.

SHBA-ja është vendi më i goditur në botë nga pandemia e coronavirusit, ndërkaq në vendin e dytë radhitet Brazili me 3.8 milionë të prekur.

Në vendin e tretë me më së shumti të prekur pason India, e cila ka regjistruar deri më tani 3.4 milionë të infektuar nga coronavirusi dhe 62 mijë viktima.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të prekurve globalisht u rrit në 24.7 milionë, ndërsa 837 mijë persona kanë ndërruar jetë deri tani. /Telegrafi/