Please enter at least 3 characters.

Nuk mund të vendoste cilin qen të shpëtonte, blen strehën e kafshëve

2016/03/Qente.jpg

Danielle Eden dhe Rob Scheinberg, një çift i martuar kanë vizituar qendra kafshësh kudo në botë për të shpëtuar qentë në nevojë. Ata madje kanë hapur strehën e tyre të shpëtimit të qenve, Dog tales në King City, Kanada.

Por në janar të këtij viti, Danielle vizitoi një strehë në Izrael që e bëri të shpërthente në lot.

“Kur Danielle viziton streha të tjera, bën një listë me 10 deri në 20 qen me nevoja serioze mjekësore dhe i sjell sërish në strehën e saj ku ne mund të kujdesemi për ta. Por këtë herë veproi ndryshe”, u shpreh specialistja e Dog Tales Clare Forndran për BuzzFeed, transmeton kp.

“Qentë ushqeheshin me copa buke, për të cilat ziheshin. Ishte e tmerrshme”, vazhdoi ajo.

Për këtë arsye Danielle vendosi të blinte të gjithë strehën dhe 250 qentë e saj.