Please enter at least 3 characters.

Nuk mbahet Interi

2016/01/nuk-mbahet-interi_hd.jpg

Epërsia e parë u takoi mysafirëve, pasi veterani Luca Toni shënoi falë asistimit të Christodoulopoulos (10’).

Mirëpo, Mauro Icardi e barazoi rezultatin (18’) me një gol të ngjashëm me atë të Veronas, pasi Palacio ia ndali topin.

Në pjesën e dytë, nikoqirët madje kaluan në epërsi me golin e dytë personal të Mauro Icardit (49’).

Në vazhdim të lojës, Gary Medel u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë duke shkaktuar penalti. Mirëpo, Handanovic mbrojti penaltinë e Tonit (52’).

Sidoqoftë, Nerazzurrët nuk arritën të mbaheshin deri në fund me inferioritetin numerik në fushë dhe Nicolas Lopez e barazoi rezultatin (89’). 

Interi është në vend të nëntë në tabelë me 16 pikë të grumbulluara pas 11 javësh. /Telegrafi/