Please enter at least 3 characters.

Nuk lëkundet karrigia e Arbnor Morinës

2016/01/nuk-l-euml-kundet-karrigia-e-arbnor-morin-euml-s_hd.jpg

“Jo, nuk rrezikoj të shkarkohem. Ndihem mjaft komod në pozitën time”, ka thënë Morina për Epokën e Re, duke rikujtuar se ka arritur deri-diku t’i përmbushë kërkesat e kryesisë së klubit për ta stabilizuar skuadrën.

“Në fillim, kur e kam marr drejtimin e skuadrës së Besës, jemi marrë vesh ta stabilizojmë skuadrën. Kjo edhe ka ndodhur, duke arritur disa rezultate shumë të mira. Ndërsa në ndeshjen ndaj Ferronikelit na është mohuar fitorja nga gjyqtari Nuza, kurse ndaj Lamkos Kosovës kemi luajtur mirë dhe kemi krijuar mjaft raste shënimi, por këto nuk i kemi shfrytëzuar”, ka shtuar Morina.

Ish-trajneri i Dritës ka kontratë me skuadrën pejane deri në fund të kampionatit, kurse nuk e përjashton mundësinë të qëndrojë edhe më gjatë në Pejë. “Kontrata është deri në fund të këtij edicioni, por me mundësi vazhdimi. Gjithçka është e mundur. Mund të qëndroj edhe me gjatë te Besa”, ka shtuar Morina për gazetën.

KF Besa renditet në pozitën e shtatë në renditjen tabelore me 20 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/