Nuk ka sëmundje epidemike në Tetovë
“Pluhuri dhe mbeturinat të cilën kanë mbuluar fshatrat Shipkovicë, Sellcë, Reçicë e Madhe, Reçicë e Vogël dhe disa lagje të qytetit të Tetovës të paktën deri më tani nuk kanë shkaktuar ndonjë sëmundje“ thotë për Telegrafi Suzana Subasiç nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë. Sipas Subasiçit deri më tani ka pasur pacientë të cilët kanë ardhur me sëmundje kronike por jo edhe me sëmundje epidemike që paraqiten zakonisht nga papastërtia dhe ambienti i i ndotur.
Edhe Luljeta Bajrami, mjeke pediatër thotë se deri më tani nuk kemi fëmijë të cilët kanë ardhur të prekurë nga ndonjë sëmundje epidemike. Bajrami bën apel që fëmijët të mos nxjerren në ambiente të hapurë pasi ka shumë pluhur dhe të mos u jepet ujë nga çezmat pasi që akoma nuk janë të kontrolluara por të pihet ujë të blerë apo në shishe” thotë Bajrami.
Ndërsa nga Spitali Klinik i Tetovës thonë se deri më tani kemi rreth 140 pacientë të cilët kanë kërkuar ndihmë si pasojë e vërshimeve, zakonisht ata kanë ardhur më lëndime të lehta trupore apo të traumatizuar./Telegrafi/


