Nuk ka kërkesa për strehim të ukrainasve në Shqipëri
174:"Ukrainians crowd under a destroyed bridge as they try to flee crossing the Irpin river in the outskirts of Kyiv, Ukraine, Saturday, March 5, 2022. (AP Photo/Emilio Morenatti)
2:"AP
06/03/2022
Ndërsa Kosova po planifikon të strehojë 20 gazetarë ukrainas, në Shqipëri ende nuk ka një kërkesë të tillë.
Lajmi konfirmohet për Euronews Albania nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Po ashtu, nuk ka ende as shifër konkrete të ukrainasve që mund të strehohen në vendin tonë.
Një javë më parë ishte kryeministri Rama i cili në një konferencën për mediat deklaroi se Shqipëria ka shprehur gatishmëri për të strehuar ukrainasit pas sulmit të Rusisë.
Deri më tani 1 milion refugjatë janë larguar nga Ukraina.


