Please enter at least 3 characters.

Nuk do të ketë riformatim të Qeverisë

2016/05/Mbledhja-e-qeverise-15-Prill-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg
14:"Ridvan Slivova

Partia Demokratike nuk do të pranojë riformatim të pjesshëm të Qeverisë. Nëse këtij procesi do t’i nënshtrohet kabineti qeveritar, atëherë kërkesë e subjektit kryesor në pushtet është të gjithë partnerët e koalicionit të preken nga ky zhvillim.

Hajredin Kuçi, nënkryetar në PDK dhe ministër i Drejtësisë, i ka thënë gazetës Koha Ditore se për këtë çështje do të vendoset ndërmjet kryetarëve të partive kryesore që e drejtojnë ekzekutivin.

Burime të gazetës kanë theksuar se ndërkombëtarët nuk janë aspak të kënaqur me performancën e kabinetit qeveritar dhe se këtë ia kanë bërë të ditur edhe vetë kreut të ekzekutivit.