Please enter at least 3 characters.

Nuk do të ketë mësim online për Kërçovën dhe Strugën

2021/01/shkolla_1490020078-6248572-1.jpg

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, konfirmoi se Komisioni për Sëmundje Infektive nuk rekomandon msëim online për Kërçovën dhe Strugën.

“Mëngjesin e sotëm Komisioni për Sëmundje Infektive ka shqyrtuar këto kërkesa, dhe është vendosur që kërkesat të mos pranohen, respektivisht që edhe atje shkollat duhet të nisin mësimin me prezencë fizike”, u shpreh Venko Filipçe.

Kujtojmë që autoritetet lokale në Strugë dhe Kërçovë, ditë më parë kërkuan që për shkak të gjendjes me Covid-19 mësimi të zhvillohet online në këto dy komuna.