Please enter at least 3 characters.

Notat e lojtarëve: Leeds United 1-1 Liverpool, Llorente më i miri

2021/04/llorente.jpg

Liverpooli nuk arriti të fitonte ndaj Leeds Unitedit, edhe pse e pati avantazhin për një kohë të gjatë.

Redsat e pranuan golin e barazimit tri minuta para përfundimit të kohës së rregullt dhe u desh t’i ndanin pikët me ekipin kundërshtar.

E përafërt ishte paraqitja e të dyja ekipeve, mirëpo skuadra vendase ishte për një nuancë më e mirë sa i përket notës mesatare.

Golashënuesi  Diego Llorente ka marrë vlerësimin më të lartë te Leedsi, kurse Trent Alexander-Arnold ishte më i miri te Liverpooli.

Sulmuesi i nikoqirëve, Patrick Bamford, ka marrë notën më të ulët, ndërsa mesfushori shqiptar, Ezgjan Alioski, është vlerësuar me notë relativisht mesatare. /Telegrafi/