Please enter at least 3 characters.

Normalizohet komunikacioni në lagjen Aerodrom të Bashkisë së Shkupit

2017/02/Ura-Binjaku-1.jpg

Pas bllokadës disaorëshe në të dy drejtimet, është normalizuar komunikacioni në urën ''Binjaku'' në lagjen Aerodrom të Bashkisë së Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri te ky bllokim i rrugës erdhi për shkak të çarjes së tubit të gazit. Për shkaqe sigurie, policia vendosi për një hap të këtillë. Problemi ka ndodhur gjatë zhvillimit të disa aktiviteteve ndërtimore./Telegrafi/