Please enter at least 3 characters.

Noel Gallagher largohet nga Oasis

2016/01/f.0829095351739_m.jpg

Rokerët e hitit “Wonderwall” kanë pasur një zënkë të madhe në prapaskenën e festivalit “Rock en Seine” në Paris gjatë të premtes, vetëm disa minuta para se të performojnë. Raportohet se Liam ka thyer njërën prej kitarave të Noel, duke tërbuar vëllain e tij.

Pas zënkës, Noel ka thënë se ai është larguar nga bendi. Në një deklaratë në faqen zyrtare të grupit, Noel ka thënë se ndjehet i dëshpëruar dhe i çliruar që largohet nga bendi pas 18 vitesh.

“Është dëshpëruese por edhe një çlirim i madh të ju tregoj se jam larguar nga Oasis sonte. Njerëzit do të shkruajnë dhe thonë çfarë të duan, por unë thjesht nuk do të mund të punoj më me Liam. Iu kërkoj falje të gjithë njerëzve të cilët kanë blerë tiketa për koncertet në Paris, Konstanz dhe Milan”, ka thënë Noel.