Please enter at least 3 characters.

Një veturë përfshihet nga zjarri në Prishtinë

2021/07/215763910_343028160635193_5247305761403648459_n.png

Rreth orës 17:45, në rrugën  "Agim Ramadani" në Prishtinë, një veturë është përfshirë nga zjarri.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

Ai ka thënë se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar  përhapjen e zjarrit.

Nuk raportohet për të lënduar.

“Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, u shpreh ai./Telegrafi