Please enter at least 3 characters.

Një ribashkim i West Side Family me vajzën e Dr. Florit si anëtare të tretë (Foto/Video)

Pjesëtari i grupit “West Side Family”, Landi, është njëri prej konkurrentëve në emisionin “Në 1 javë” i cili ka përlotur të gjithë me performancën e tij.

Ai ka menduar të “ribashkoje” grupin West Side Family edhe pse Dr. Flori nuk jeton më.

l1

Personi që ka zëvendësuar këngëtarin e ndjerë është vajza e të ndjerit, Kaltrina, e cila arriti të sundoje skenën njësoj si i ati, transmeton Mapo.

Në publik ishte dhe Blerina, e shoqja e Dr.Florit, e cila nuk i ka mbajtur dot lotët.

Edhe konkurrentët e tjerë janë përlotur. Në përfundim të performancës, Arbana e pyeti Kaltrinen se çfarë mesazhi ka për babanë e saj, ndërsa ajo me lot në sy u përgjigj: “Unë e dua shumë babin”.

Kauza e Landit ka të bëje pikërisht me fëmijët e sëmurë me sindromën “Down”, që lidhet dhe me historinë personale të djalit të mikut tij më të mirë, këngëtarit të ndjerë, Dr. Florit.