Please enter at least 3 characters.

Një person deponon 2 mijë euro të falsifikuara në një bankë në Prizren

2024/09/para-te-falsifikuara.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në një bankë në Prizren ka deponuar 2 mijë euro që para të falsifikuar.

Rasti është raportuar të hënën, në ora 11:00.

“Është raportuar se nga klient janë deponuar 2000 € para të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar, dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/