Please enter at least 3 characters.

Një nënë kërcënohet përmes telefonit nga djali i saj në Gjakovë

2019/11/auto_rrahje-2-780x439-600x3601568639886.jpg

Një femër ka raportuar se vazhdimisht është duke pranuar thirrje telefonike kërcënuese nga djali i saj.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:50, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ankuesja femër kosovare raporton se vazhdimisht është duke pranuar thirrje telefonike kërcënuese nga i dyshuari mashkull kosovar (djali i saj). I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/