Please enter at least 3 characters.

Një i vdekur dhe 120 të infektuar me virus në Serbi

2020/10/kovid.jpg

Autoritetet shëndetësore serbe kanë publikuar raportin më të fundit rreth pandemisë.

Në 24 orët e fundit, 7,076 njerëz janë testuar për coronavirus dhe 120 prej tyre rezultuan pozitivë.

Gjithashtu është bërë e ditur se ka humbur jetën një pacientë, i cili kishte edhe sëmundje të tjera, raporton b92.

Me oksigjeno terapi po trajtohen 19 persona. Edhe sot, shumica e pacientëve të rinj janë nga Beogradi - 57, ose pothuajse gjysma, madje 47 për qind.

Ndryshe, Serbia deri më tani ka 34072 persona të infektuar me virus gjersa kanë vdekur 757 persona. /Telegrafi/