Please enter at least 3 characters.

Një i arrestuar në Fushë Kosovë, dyshohet për falsifikim të dokumentit

2019/10/largea-largea-arrestimi-policia-e-kosoves-138423993114299708151436284765-1468834765-5781255-780x439.jpg

Një person është arrestuar pasi dyshohet për falsifikim të dokumentit.

Rasti ka ndodhur të hënën në ora 00:20 në Fushë Kosovë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kur ishte ndaluar nga njësiti policor derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën kishte prezantuar dokumentin-patentë shoferin i cili dyshohet të jetë i falsifikuar”, thuhet në raport.

Nga i dyshuari është konfiskuar dokumenti i cili me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/