Please enter at least 3 characters.

Një femre i plaçkiten 35 mijë euro

2016/01/f.0124000212814_m.jpg

Sipas policisë, viktima e këtij rasti ka deklaruar se derisa ishte duke shkuar në një degë të Raiffaisen Bank në Prishtinë, lidhur me deponimin e një shume të të hollave, ishte ndalur nga tre persona të panjohur të cilët nën kërcënimin e armës kishin arritur nga viktima të grabisin çantën në të cilën kishte para kesh në vlerë prej 35. 900 euro.

Policia bëri të ditur se, bazuar në deklaratën e viktimës, gjatë grabitjes ka pasur një të shtënë me armë zjarri.

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse, të cilët kanë bërë vlerësimin e rastit, ku raportohet se nuk ka të lënduar e as të arrestuar rreth rastit. Policia njofton se rasti është nën hetime. /Telegrafi/