Nissan publikon modelin e ri GT-R, që lansohet më 2017 (Video)
20:"Dino Dalle Carbonare
28/07/2016
Është publikuar modeli i ri nga Nissan, që për dallim nga paraardhësit e tij ka disa ndryshime dhe përmirësime.
Megjithatë, entuziastët e kompanisë nuk po e shohin si ndonjë risi, por vetëm një ‘mbushje e zbrazëtirës’ derisa të arrijë modeli shumë i përfolur që lansohet më 2020, transmeton Telegrafi.
Kjo veturë që është rikrijuar pas nëntë vitesh, përmban ndryshime në pjesën e jashtme dhe enterierin.
Linjat më të theksuara, si dhe hapësira më e madhe e pjesës së brendshme, janë disa nga gjërat që bien më së shumti në sy.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni nga afër këtë automobil me ngjyrë të kaltër hapur, që lansohet vitin e ardhshëm. /Telegrafi/


