Please enter at least 3 characters.

Nishani ngushëllon familjarët e viktimave pas aksidentit në Krujë

2016/05/Bujar_Nishanii-1.jpg

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka shprehur keqardhjen e sinqertë dhe dhimbjen e thellë për ngjarjen tragjike të autobusit të besimtarëve në Krujë, duke ngushëlluar njëkohësisht familjarët e viktimës që humbi jetën.

Sipas një komunikate, kreu i shtetit shqiptar, krahas shqetësimit për ngjarjen e rëndë, shpreh urimet për një shërim sa më të shpejtë të të lënduarve të shumtë, duke i bërë njëkohësisht thirrje Qeverisë së Shqipërisë dhe institucioneve përkatëse e përgjegjëse që të ofrojnë ndihmë të specializuar jashtë vendit, nëse është e nevojshme.

Presidenti Nishani kërkon gjithashtu nga Prokuroria dhe organet e ligjzbatuese të hetojnë ngjarjen e rëndë me pasoja fatale për pelegrinët e aksidentuar, në mënyrë që të dalë në dritë e vërteta dhe të zbulohen shkaqet e vërteta të kësaj tragjedie. /Telegrafi/