Please enter at least 3 characters.

Nis ndërtimi i rrugës Lladovë-Nasalë

2016/01/nis-nd-euml-rtimi-i-rrug-euml-s-lladov-euml-nasal-euml_hd.jpg

Ky projekt pritet të realizohet shumë shpejt, dhe do të jetë një lehtësim i madh i banorëve të kësaj ane.

Për të parë nga afër fillimin e punimeve, ka dalë në vendin e ngjarjes nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu.

“Sot po e fillojmë ndërtimin e rrugës Lladovë-Nasalë, projekt i nisur edhe në qeverisjen e kaluar, por që nuk gjeti realizim. Sot, qeverisja e koalicionit LDK-AAK në Gjilan, me mbështetjen e kryetarit Haziri, po u del në ndihmë qytetarëve të kësaj pjese, për një jetë më të mirë të tyre. Ky projekt ka qenë prioritet dhe tashmë po bëhet realitet”, ka thënë me këtë rast nënkryetari Rexhep Kadriu. /Telegrafi/