Nimetz, së shpejti në “aksion”
Analisti politik Albert Hani thekson se vazhdimi i negociatave lidhur me problemin e emrit të shtetit jo vetëm që është një mundësi për zgjedhje të problemit me vendim të prerë, por është edhe një shans që paraqitet një herë në katër vjet, sa zgjat edhe mandati i një përbërjeje politike që udhëheq pushtetin.
“Koha mund të jetë në favor të shtetit maqedonas, por koha nuk është në favor të popullatës së Maqedonisë e cila çdo ditë lodhet nga varfëria dhe izolimi", ka thënë Hani, për Zhurnal.
Ndërsa, profesori universitar, Dimitar Mircev, thotë se është mirë që komuniteti ndërkombëtarë tregon interes më të madh për këtë çështje, por nuk beson se terreni për ndonjë përparim të negociatave është i përgatitur.
Kryetari i Këshillit Euroatlantik të Maqedonisë, Ismet Ramadani, thotë se ekziston lëvizje serioze rreth zgjidhjes së kontestit dhe se nëse interesimi i këtillë nga vendet me ndikim në Bashkimin Evropian vazhdon, presioni që të zgjidhet problemi mbi dy palët do të jetë shumë më i fuqishëm.
Në opinion më së shumti përmendeshin propozimet Maqedonia e Epërme, Maqedonia Veriore, Maqedonia e Vardarit, Republika e Maqedonisë (Skopje). Asnjë prej tyre Qeveria maqedonase nuk i ka konfirmuar me shpjegim se me atë do të mund të dëmtohet procesi negocues që zhvillohet pas dyerve të mbyllura. /Zhurnal/


