Please enter at least 3 characters.

Niki Lauda në gjendje të rëndë shëndetësore, i nënshtrohet transplantimit të mushkërive

2018/08/NikiLauda-1.jpg
240:"BAKU, AZERBAIJAN - APRIL 29: Mercedes GP non-executive chairman Niki Lauda looks on, on the grid before the Azerbaijan Formula One Grand Prix at Baku City Circuit on April 29, 2018 in Baku, Azerbaijan. (Photo by Mark Thompson/Getty Images)
12:"Getty Images

Pas humbjes së Sergio Marchionnes, bota e Formula 1 mban frymën mes ankthit edhe për një tjetër kampion, Niki Lauda.

Tri herë kampioni i botës dhe ish-pilot i Ferrarit është i shtruar në gjendje kritike për jetën në spitalin vjenez, AKH, ku i është nënshtruar një transplanti mushkërish për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Niki Lauda (Foto: Getty Images)

Lajmin e ka bërë të ditur mbrëmjen e së enjtes vet mjekët e AKH-së, klinikës universitare të Vjenës. 69-vjeçari, themelues i kompanisë ajrore “Niki” dhe president nderi aktualisht i skuderisë së Mercedesit, ka kaluar gjithashtu edhe transplant veshkash.

“Transplanti është kryer me sukses nga Walter Klepetko, përgjegjës i divizionit të Kirurgjisë së kraharorit, si dhe Konrad Hotzenecker”.

“Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për faktin se familja nuk do të japë asnjë deklaratë publike, ndaj kërkojmë të respektohet privatësia e familjes Lauda”, është thënë në njoftimin e spitalit, transmeton Top Channel.

Qedisa javë, Lauda ka qenë i shtruar në spital, pasi ndërpreu para kohe pushimet me familjen në Ibiza. Lauda nuk ka qenë i pranishëm në dy garat e fundit të Formulës 1 te Mercedesi, më 22 korrik në Hockenheim dhe 29 korrik në Hungari.

Niki Lauda (Foto: Getty Images)

Sipas të përjavshmes vjeneze, Oesterreich, padroni i kompanisë ajrore “Laudamotion”, gjatë pushimeve në Ibiza kishte nënvlerësuar simptomat e një gripi. Kur gjendja e tij u përkeqësua, tri herë kampioni i botës është kthyer në vendlindje me avionin e tij privat.

Pas disa ditësh në reanimacion, kushtet e Laudas u përmirësuan disi, deri në pikën që të mund të transferohej në një tjetër repart.

Por, tashmë gjendja e tij është përkeqësuar sërish dhe iu nënshtrua ndërhyrjes delikate të transplantit të mushkërive. Në të kaluarën ai ka kryer edhe dy operacione të tjera për transplantin e veshkave.