Ngritën pensionet, por vetëm për kontributdhënësit
01/11/2007
Pensionistët kontributdhënës, këtë rritje të të ardhurave, do ta provojnë duke nisur nga janari i vitit që vjen. Sipas njoftimit të qeverisë, në kategorinë e pensionistëve kontributdhënës, janë rreth 35 mijë veta.
Qeveria njofton se vendimi për rritjen e pensioneve është bërë pas një varg konsultimesh me institucionet financiare ndërkombëtare: Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.


