Please enter at least 3 characters.

Ngjitet në platformën më të lartë vertikale në botë pa asnjë pajisje mbrojtëse (Video)

2018/08/Ngjitet-foto.jpg
21:"© Caters News Agency

George King është ngjitur në platformën më të lartë vertikale në botë, që ndodhet në Groningen të Holandës, pa përdorur ndonjë pajisje mbrojtëse.

Britaniku 18-vjeçar, ka kapërcyer rrethojat e qendrës gjatë orës katër të mëngjesit, për të shfrytëzuar momentin kur nuk ishte askush aty, transmeton Telegrafi.

Murin ‘Excalibur’ që ka 36 metra, ai e ngjiti për 15 minuta, ndërsa për fat të mirë nuk e pati asnjë rrëshqitje të vogël.

“Prej se e kam parë këtë mur në internet, vendosa se do ta kaloi pa mbrojtje’ ka thënë King, për aktivitetin që përfundoi me sukses.

Megjithatë, veprimi i tij nuk po pëlqehet shumë, pasi një gjë e tillë është e ndaluar sepse mund të sjellë pasoja të konsiderueshme. /Telegrafi/