Please enter at least 3 characters.

Neymar bëhet braziliani me më së shumti gola në histori të LK-së

2018/11/Neymar.jpg
291:"PARIS, FRANCE - NOVEMBER 28: Neymar of Paris Saint-Germain celebrates after scoring his team's second goal during the UEFA Champions League Group C match between Paris Saint-Germain and Liverpool at Parc des Princes on November 28, 2018 in Paris, France. (Photo by Clive Rose/Getty Images)
12:"Getty Images

Pjesa e parë mes Paris Saint Germainit dhe Liverpoolit ka përfunduar me rezultat 2-1.

Golat për klubin nga Parisi i shënuan Juan Bernat (13') dhe Neymar (37'), kurse për Reds shënoi James Milner në minutat shtesë.

Me këtë rast Neymar bëhet braziliani me më së shumti gola në histori të Ligës së Kampionëve.

Ky ishte goli i 31-të i 26-vjeçarit që në të kaluarën ishte edhe pjesë e Barcelonës.

Në 51 ndeshje në garën më të madhe për klube në Evropë ai ka arritur të dhurojë edhe 19 asistime.

Sulmuesi i PSG-së kaloi legjendarin Kaka, i cili kishte 30 gola.

Në rast të fitores klubi francez mban gjallë shpresat për kalim në fazën e eliminimit direkt. /Telegrafi/

https://twitter.com/MbappeTweets/status/1067881256795418625